Translate

Tuesday, April 20, 2021

Omeletë me Miell (Omelette Soufflé) në furrë

Omeleta është një ushqim fantastik dhe zakonisht e hamë në mëngjes. Përveçse është e shijshme është edhe e dobishme për organizmin. Dhe kryesorja, është një pjatë shumë fleksibile që mund ta përshtatësh sipas nevojave dhe shijeve personale.Jo të gjitha pjatat pranojnë ndërhyrje në recetë.

Karakteristikë e kësaj omelete është fryrja e saj dhe që piqet në furrë. Si shije mund të ngjaj pak me krepet, ndoshta sepse shumica e përbërësve janë të njëjtë. Receta është për 2 veta.

Receta për Omeletë me Miell

Përbërësit:

-- 3 lugë gjelle vaj ulliri

-- 1 kupë miell

-- 1 kupë qumësht (3.7% yndyrë)

-- 1/4 e kupës ujë

-- 1/2 lugë kafeje kripë

-- 3 vezë të mëdha (4 të vogla)

-- rreth 1/2 lugë kafeje Baking Powder

 Mjetet që duhen:

-- 1 tavë 26cm x 26cm x 4cm

-- letër pjekëse

-- 1 kupë e madhe

PREGATITJA

1--Në një kupë të madhe hedhim miellin, ujin, qumështin dhe kripën. Përziejmë mirë që mos të ngelen kokriza mielli dhe e lëmë të rrijë për 30minuta (nëse e lë më shumë duhet mbajtur në frigorifer).

2--Pas 30minutash, në tavë shtrojmë letrën e furrës, hedhim 1 lugë vaj. e fusim në furrë për 5 minuta në 170 gradë.

3--Tani në kupë shtojmë Baking Powder dhe përziejmë shumë mirë.

4--Shtojmë vezët, vajin dhe prapë rrahim mirë qullin për 2 minuta.

5--Tani, nxjerr tavën nga furra, hedh qullin në tavë, dhe e fus menjëherë tavën në furrë. Pjek për 20 minuta për 170gradë.

6--Gjatë pjekjes, mos hapni derën e furrës. Kur të marrë një ngjyrë të artë është gati. E lëmë 5min. të rrijë në furrë. 

Omeleta shërbehet e ngrohtë dhe e shoqërojmë me djath të bardhë. Kaq.

123

456

78


Nëse ju pëlqeu ky postim, lini një mesazh.

Faleminderit e Mirupafshim në Postimin tjetër!

No comments:

Post a Comment