Translate

Saturday, April 3, 2021

Çfarë është Fletorja e Recetave?

Hello World!!

Përshëndetje Njerëz!  

 Unë jam Bona, dhe ky blog do jetë fletorja ime e recetave.
Kam vite që gatuaj dhe, sa herë gjeja një recetë të veçantë e shkruaja diku.

Si fillim, recetat që më pëlqenin i shkruaja në copa letre. Më vonë, kur copat e letrave u bënë mal edhe me zor gjeja recetën që doja, fillova ti hidhja recetat nëpër fletore.

Tani kam një pirg me fletore recetash dhe një kuti plot!! me dosje të mbushura me copa letre e faqe revistash. Dhe prapë, vështirësia për të gjetur recetën që më duhet vazhdon...

Ka kohë që kam menduar të hapja një blog ku të shkruaja recetat e mia të preferuara, ato që unë përdor zakonisht, por kam qenë e dyzuar (me dy mëndje). 
Herë-herë i thoshja vetes -- Përse do i hysh asaj pune kot.. Nuk ngeli bota për recetat e tua.. Vetëm ti dhe mami jot do i lexoni edhe Mami jot kur të ketë kohë të lirë.. hehe..

Pastaj mendohesha e i thoshja vetes..
- Nuk do e bësh për botën, do e bësh për vete!  
- Do i kesh të gjitha recetat të arshivuara! 
- Do mundesh të gjesh recetën që do, me një klik! 
- Kudo që të vesh do i kesh me vete!
- Edhe sikur vetëm një njëri të ketë dobi nga ky blog, ia Vlen!

Dhe keshtu vendosa të hap blogun
 -FLETORJA E RECETAVE-

Mirëserdhët në faqen time!



No comments:

Post a Comment